Vendos te Nisja
Shko te Nisja > Xbox > Lojërat e mia dhe përzgjidh simbolin plus.
Nëse loja jote nuk është e listuar, ndoshta nuk është vendosur te menyja Nisja. Shko te Nisja > Të gjitha aplikacionet, kliko me të djathtin lojën dhe përzgjidh Vendos te Nisja. (Ndryshe, shto në vend të saj një shkurtore – shiko etiketën tjetër.)
Në aplikacionin e Xbox, përzgjidh butonin Fresko, më pas përzgjidh simbolin plus. Zgjidh lojën tënde, më pas përzgjidh Shto lojërat e përzgjedhura.
Shto një shkurtore
Shko te Nisja > Xbox > Lojërat e mia dhe përzgjidh Shto një lojë nga kompjuteri yt. Nëse loja jote nuk është e listuar dhe ti nuk dëshiron ta shtosh te menyja Nisja, shto në vend të saj një shkurtore.
Shko te Nisja > Eksploruesi i skedarëve dhe fut “%APPDATA%\Microsoft\Windows\Start Menu\Programs” në shiritin e adresës dhe më pas shtyp Enter.
Në dosjen Programet, kliko me të djathtin në një hapësirë boshe dhe përzgjidh I ri, më pas përzgjidh Shkurtorja dhe ndiq udhëzimet në ekran.
Hap aplikacionin e Xbox dhe përzgjidh butonin Fresko, më pas përzgjidh simbolin plus. Zgjidh lojën tënde, më pas përzgjidh Shto lojërat e përzgjedhura.