Si funksionon tipari Përmirëso në aplikacionin Fotografitë?
Si funksionon
Aplikacioni Fotografitë përmirëson automatikisht fotografitë duke rregulluar gjëra të tilla si ngjyra, kontrasti, ndriçimi, sytë e kuq ose edhe duke drejtuar horizontin e pjerrët, sipas nevojës.
Ndryshimet nuk ruhen në skedarët e tu origjinalë – mund t’i aktivizosh dhe t’i çaktivizosh në çdo kohë përmirësimet.
Nëse shikon një shenjë zgjedhjeje në butonin Përmirëso, fotografia jote është përmirësuar. Nëse jo, ajo është tashmë e përkryer!

Aktivizoje ose çaktivizoje
Në aplikacionin Fotografitë, përdor butonin Përmirëso për të kaluar nga fotografia origjinale në fotografinë e përmirësuar dhe anasjelltas. Përmirësimi nuk e ndryshon përgjithmonë fotografinë tënde origjinale.
Për t’i hequr të gjitha përmirësimet automatike njëherësh, shko te Parametrat në aplikacionin Fotografitë dhe çaktivizo Përmirëso automatikisht fotografitë e mia. Mund të vazhdosh t’i përmirësosh fotografitë një nga një, edhe kur ky parametër është i çaktivizuar.
