Si ta përditësoj Windows 10?
Windows 10 kontrollon periodikisht për përditësime, në mënyrë që të mos nevojitet të kontrollosh ti. Kur është në dispozicion një përditësim, ai shkarkohet dhe instalohet automatikisht – duke e mbajtur kompjuterin tënd të përditësuar me tiparet më të fundit.
Për të kontrolluar për përditësime tani, shko te Parametrat > Përditësimi dhe siguria > Windows Update dhe përzgjidh Kontrollo për përditësime. Nëse Windows Update thotë që kompjuteri yt është i përditësuar, ti ke të gjitha përditësimet që janë aktualisht në dispozicion.