metodat e përparuara hyrëse për gjuhët e azisë lindore

Opsionet dhe veglat për metodën e përparuar hyrëse

Përdor Redaktorin e metodës hyrëse të Microsoft për të shkruar në gjuhët e Azisë Lindore që ke instaluar në kompjuterin tënd.
Kliko me të djathtin treguesin e metodës hyrëse për të ndërruar regjimet e hyrjes, për të hapur tastierën e redaktorit IME ose për të hapur më shumë parametra të redaktorit IME. Për disa gjuhë, do të kesh më shumë opsione, të tilla si vegla e fjalorit për japonishten.

metodat e përparuara hyrëse për gjuhët e azisë lindore
metodat e përparuara hyrëse për gjuhët e azisë lindore

Shto një fjalë te fjalori për japonishten

Redaktori IME mund të gjejë më shumë kandidatë kur aktivizon sugjerimin e resë kompjuterike, i cili përdor Bing për të ndihmuar në parashikimin e asaj që shkruan. Për ta aktivizuar, kliko me të djathtin mbi treguesin e metodës hyrëse dhe përzgjidh Vetitë. Më pas përzgjidh Të përparuara dhe hap etiketën Hyrja parashikuese. Përzgjidh kutinë e zgjedhjes pranë Përdor sugjerimin e resë kompjuterike
Për të shtuar manualisht një fjalë te fjalori, shko te Parametrat dhe përzgjidh Ora dhe gjuha. Nga këtu, shko te Rajoni dhe gjuha dhe përzgjidh një gjuhë, për shembull, Japonisht (日本語 ). Zgjidh Opsionet. Tani shto një fjalë të re dhe kuptimin e saj ose redakto një fjalë ekzistuese me anë të veglës Fjalori i përdoruesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *