si të përdorësh alarmet në windows 10

Si të përdorësh aplikacionin Alarmet dhe ora

Hiq ose shtyj alarmet

Alarmet do të dëgjohen edhe kur aplikacioni është i mbyllur, zëri është i çaktivizuar, kompjuteri është i bllokuar ose (në disa laptopë apo tabletë më të rinj që kanë InstantGo) në regjimin Në gjumë. Por ato nuk do të funksionojnë kur kompjuteri yt është i përgjumur ose i fikur.

Sigurohu që ta mbash kompjuterin të lidhur në një prizë me rrymë alternative për ta parandaluar që të kalojë në përgjumje.
Për të shtyrë ose për të hequr një alarm:
Te njoftimi që kërcen, përzgjidh Hiq për ta çaktivizuar ose Shtyj për ta lënë alarmin të dëgjohet sërish pas një periudhe të shkurtër.
Nëse njoftimi mbyllet para se të shkosh në të, përzgjidh ikonën e qendrës së veprimit në këndin e poshtëm djathtas për ta parë në një listë dhe përzgjidhe që atje.
Nëse ekrani yt është i bllokuar, njoftimi i alarmit shfaqet në krye të ekranit të bllokimit dhe mund ta çaktivizosh që atje.

Të rejat

Aplikacioni Alarmet dhe ora kombinon një orë me zile me orët botërore, një kohëmatës dhe një kronometër. Ja disa gjëra që mund të bësh me këtë aplikacion:
Dëgjon, shtyn dhe heq alarmet edhe kur ekrani është i bllokuar ose zëri është i çaktivizuar
Zgjedh tinguj të ndryshëm ose muzikën tënde për një alarm
Krahason orën nëpër botë

Orët botërore

Ja se si të shtosh një vendndodhje dhe të krahasosh orën nëpër botë:
Në aplikacionin Alarmet dhe ora, përzgjidh Ora botërore, dhe më pas E re + në fund.
Fut disa nga shkronjat e para të vendndodhjes që dëshiron dhe më pas zgjidhe në listën me lëshim poshtë. Nëse nuk e shikon vendndodhjen që dëshiron, fut një vendndodhje tjetër që është në të njëjtën zonë kohore.
Përzgjidh Krahaso orën (2 orët në fund) dhe më pas zhvendose rrëshqitësin për të zgjedhur një orë të re për ta krahasuar. Përzgjidh një vendndodhje në hartë për të ndryshuar vendin të cilit po i referohet rrëshqitësi.
Për të dalë nga regjimi i Krahasimit të orës, përzgjidh butonin Prapa ose shtyp Esc.

si të përdorësh alarmet në windows 10
si të përdorësh alarmet në windows 10

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.